Parimet e Përgjithëshme Buxhetore
Qëllimi i parimeve të menaxhimit të financave publike dhe buxhetit është që të udhëzojnë akterët e buxhetit gjatë procesit buxhetor. Ato duhet të jenë faktorët kryesorë që duhet të merren në konsideratë në përgatitjen e buxheteve vjetore. Parimet ofrojnë një pasqyrë të përgjithshme të praktikave të mira, e po ashtu u japin udhëzime praktike politik-bërësve dhe palëve të tjera të interesit që janë përgjegjës për përmirësimin e sistemit të buxhetit publik të Kosovës në vitet e ardhshme.
Kuptueshmëria – informatat e paraqitura në buxhete dhe pasqyra financiare duhet të jenë koncize dhe të qarta për përdoruesit që kanë njohuri të mjaftueshme financiare t’i kuptojnë ato dokumente.Konsistenca dhe krahasueshmëria - të njëjtat metoda të kontabilitetit dhe paraqitjes përdoren në mënyrë të vazhdueshme në përgatitjen e buxheteve dhe pasqyrave financiare. Nëse paraqitja dhe metodat ndryshojnë, duhet të ketë ndërlidhje të qarta dhe të kuptueshme ndërmjet metodave dhe paraqitjeve të vjetra dhe të reja në përgatitjen e buxheteve dhe pasqyrave financiare.Materialiteti – buxhetet dhe pasqyrat financiare do të përcaktojnë informata materiale. Informatat në buxhete dhe pasqyra financiare konsiderohen materiale nëse mosparaqitja e atyre informatave mund të ndikojë në vendimet e marra nga përdoruesit e dokumenteve në këtë bazë.Objektiviteti – informatat e paraqitura në buxhete dhe pasqyra financiare duhet të jenë objektive dhe të besueshme.Substanca para formës – të hyrat, shpenzimet dhe investimet regjistrohen në buxhete dhe pasqyra financiare bazuar në substancën e tyre, e jo në formën ligjore të kontratave dhe dokumenteve nga të cilat rezultojnë ato.Optimaliteti – ofrimi i detajeve shtesë të informatave në buxhete dhe pasqyra financiare nuk duhet të kushtojë më shumë se sa përfitimet që dalin nga përdorimi i informatave të tilla.Transparenca – informatat me kohë për buxhetet dhe pasqyrat financiare janë në dispozicion publik. Buxhetet dhe pasqyrat financiare në mënyrë të rregullt vihen në dispozicion të atyre që kanë të drejtë të dinë dhe të përdorin informatat që ato përmbajnë. Transparenca e forcon llogaridhënien e sektorit publik.Llogaridhënia – qeveria i jep llogari parlamentit se si i përmbush përgjegjësitë e saj buxhetore. Brenda ekzekutivit, llogaridhënia e organizatave buxhetore është e përcaktuar qartë dhe zyra kombëtare e auditimit të paktën një herë në vit i raporton parlamentit për ekzekutimin e buxhetit.Stabiliteti - objektivat e buxhetit dhe borxhit publik (politika fiskale) përcaktohen në kontekst të strategjisë afatmesme buxhetore e cila përditësohet në mënyrë të rregullt. Normat dhe bazat e tatimeve dhe detyrimeve të tjera mbahen relativisht stabile.Efikasiteti dhe efektiviteti – inputet (resurset) e nevojshme do të blihen me koston më të vogël. Me sasinë e caktuar të resurseve duhet të prodhohet vëllimi më i lartë i produkteve (mallrave dhe shërbimeve) dhe duhet të arrihen objektivat e politikave specifike.